Telegrafi

Tupançevski: Edhe pa OBRM-PDUKM-në do të fillojmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Edhe pa OBRM-PDUKM-në do të fillojmë të punojmë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha sot ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, i cili javën e kaluar edhe një herë i dërgoi ftesë të hapur OBRM-PDUKM-së që të kyçet në punët e Komisionit.

“OBRM-PDUKM i është dërguar një letër tjetër, nëse nuk komentojnë do të fillojmë të punojmë për Kodin Zgjedhor.

Ftesa për anëtarësim dhe për të dhënë propozimin e tyre është gjithmonë e hapur, ideja është të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it”, thotë ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski./Telegrafi/