Telegrafi

Tupac Shakur nderohet me yll në “Hollywood Walk of Fame”

Më shumë se 25 vjet pasi u vra në Las Vegas, Tupac Shakur mori një yll në Hollywood Walk of Fame.

Të mërkurën, miqtë, familjarët dhe fansat e reperit janë mbledhur për ceremoninë e zhvilluar një javë para ditëlindjes së tij.

Motra e Shakur, Sekyiwa “Set” Shakur, pranoi nderin në emër të tij dhe tha se ndihej e nderuar që ishte atje duke përfaqësuar familjen e tyre.

Foto: Getty Images

“Tupac e dinte thellë se ai ishte i destinuar gjithmonë për diçka të madhe”, tha ajo gjatë fjalimit të pranimit.

“Dhe si motra e tij e vogël, unë pata privilegjin të shikoja atë madhështi të shpalosej”, shtoi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tupac Shakur

Asaj iu prezantua një rezolutë e Këshillit Bashkiak të Los Angelesit që shpalli 7 qershorin si Ditën e Tupac Shakur.

Foto: Getty Images

Shakur u qëllua në Las Vegas më 7 shtator 1996 dhe vdiq gjashtë ditë më vonë. Ai ishte 25-vjeçar.

Që atëherë, jeta dhe vdekja e tij janë shqyrtuar në libra, filma dhe dokumentarë.

Një nga projektet më të fundit të publikuar ishte “Dear Mama”. I planifikuar të transmetohet në Hulu, seriali fokusohet në jetën e tij dhe të nënës së tij, ish-anëtares së Black Panther Afeni Shakur.

Ajo vdiq në vitin 2016 pas një ataku kardiak në moshën 69-vjeçare. /Telegrafi/