Telegrafi

Tupac Shakur ishte paralajmëruar të jetë i kujdesshëm dy javë para vdekjes së tij

Fotografia e fundit e Tupacut para vrasjes, së bashku me Suge Knight

Ikona e hiphopit, Tupac Shakur, ishte paralajmëruar të tregohej i kujdesshëm ndaj ‘miqve’ të tij dy javë para vrasjes. Këtë e ka bërë të ditur gazetari amerikan, Ed Gordon, i cili tregoi se e kishte paralajmëruar reperin para se të pushkatohej, shkruan Mirror.

Duke detajuar se si u miqësua me muzikantin, Gordon i tha Page Six: “Herën e parë që e intervistova, ai pyeti nëse mund ta kishte numrin tim të celularit”.

“Ai më tha: ‘Ju nuk jeni aq i vjetër sa të jeni babai im, por jeni mjaft i moshuar që të keni disa mençuri që unë nuk kam’. Kështu që ai më thërriste çdo herë dhe pastaj”.

“Unë sugjeroj të jesh i kujdesshëm”, i kishte thënë gazetari reperit të famshëm.

 

 

Me kalimin e viteve, disa njerëz kanë pohuar se kanë parë Tupacun, duke sugjeruar se ai falsifikoi vdekjen e tij.

Vitin e kaluar një nga detektivët e rastit pretendoi se vrasja më në fund mund të zgjidhej meqenëse ata kanë të gjitha provat që i duhen për të bërë një arrest.

Lexo po ashtu Polici që u mor me rastin e Tupac kërkon arrestimin e Keffe D, i cili ka thënë se e ka vrarë reperin

 

Ish-oficeri i vrasjeve të LAPD-së, Greg Kading, pretendon se xhaxhai i të dyshuarit Duane Keith ‘Keefe D ‘Davis mban çelësin për zhbllokimin e së vërtetës. /Telegrafi/