Deputeti dhe koordinatori i LSDM-së nga qendra për shtyp në Kuvend tha se deputetët e shumicës parlamentare janë marrë vesh që të mos shfrytëzojnë pushimin vjetor, përderisa nuk mbaron diskutimi për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski.
Tuntev paralajmëroi se Kuvendi do të diskutojë edhe gjatë fundjavës me qëllim që ta sjell rebalancin e buxhetit dhe të kalohet në pikën e Zvrlevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne jemi të mendimit që të mos shkojmë në pushim përderisa Zvrlevski nuk shkarkohet. Jemi të vendosur dhe premtuam se do të diskutojmë edhe për propozim-lijin e opozitës për emërimin e prokurorit publik. Pritet që rebalanci i buxhetit të përfundojë deri të dielën, ndërsa pastaj Talat Xhaferi t’i nënshkruajë zgjedhjet lokale”, tha Tuntev.
Ai tha se nuk janë të sakta akuzat se LSDM-ja do të shtyjë ligje dhe se për shkak të Ligjit për përdorimin e gjuhëve zgjedhjet mund të mos nënshkruhen më 6 gusht.
Ai shtoi se ligji është në pajtueshmëri dhe se deri në fund të ditës do të futet në procedurë kuvendore./Telegrafi/