Në pyetjen e gazetarëve nëse qëllimi është të jenë shembull për të tjerët, pse atëherë si grup parlamentar i LSDM-së nuk heqin dorë nga pagesa për harxhimet e udhëtimeve për katër muajt e kaluar, derisa të miratohen ndryshimet ligjore që vetë ata i propozojnë, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se këtë nuk e bëjnë për shkak se ka harxhime të vërteta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është relative thënia se pagat tona janë mjaft të larta në krahasim me funksionarët tjerë. Unë ju flas pr muaj kur kemi pasur 20 ditë pune, por ka pasur edhe muaj kur kemi pasur vetëm tri ditë pune. Unë si koordinator i grupit parlamentar kam aktivitete protokolare, takime me përfaqësues ndërkombëtar. Nuk kemi marrë tërë shumën që na takon, sepse jemi të vetëdijshëm se aktivitete të caktuara që nuk janë të lidhura me punën tonë të rregullt në Kuvend, janë obligimi ynë”./Telegrafi/