Deputeti i LSDM-së, Tomislav Tuntev sot nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë ka folur për servisin publik të RTVM-së duke konstatuar se partia e tij dhe shumica parlamentare ka përgatitur zgjidhje ligjore për kushte më të mira për këtë servis të qytetarëve dhe se me këto ndryshime do të ketë më shumë kualitet në eter dhe në mënyrën e funksionimit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Paratë për funskionimin e RTVM-së do të gjenden nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk ka të bëjë me ndikimin e shtetit në lirinë e funksionimit të RTVM-së. Ekspertët e mediave dhe udhëheqësit e rinj të këtij servisi do të ndihmojnë ngritjen e këtij institucioni dhe do të zhvillohen projekte të reja” tha Tuntev.
Tuntev gjithashtu tha se do ketë reforma të thella në funksionim. /Telegrafi/