Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, sot në një konferencë për shtyp tha se me formimin e 10 grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së në Kuvend, vetëm po poshtërohet Parlamenti. Ai tha se kjo bëhet për bllokim të punës së Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Lajmi i sotëm se OBRM-PDUKM-ja do të formojë dhjetë grupe të deputetëve në Kuvend, nuk është asgjë pos bllokadë klasike e punës së Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim i reformave dhe pamundësi që qytetarët të fitojnë shërbimet e nevojshme nga shteti. Me këto bllokime, OBRM-PDUKM-ja vazhdon të sillet me dyftyrësi, vetjake, e papërgjegjshme dhe direkt në dëm të qytetarëve”, tha Tuntev.
Ai shtoi se shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, do të bëj gjithçka që reformat të mos ndalohen, që siç tha, për ta kanë votuar qytetarët./Telegrafi/