Site icon Telegrafi

Tuniziania ka gënjyer se bart 12 fëmijë

Hulumtimi ka dëshmuar se ajo ka probleme psikike dhe me gjasë nuk është fare shtatzënë, shkruan gazeta e njohur britanike “The Telegraph”.

"Personeli ynë ka biseduar me të dhe duket se shtatzënia e saj është e trilluar. Ka thënë se deri në fund të muajit do të lind 12 fëmijë, gjashtë djem dhe gjashtë vajza, por për këtë nuk ka dëshmi”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë tuniziane të shëndetësisë.

Në spital dhe në ministri besojnë se ajo ka probleme psikike, por disa dyshojnë se gruaja ka dashur të tërheqë vëmendjen e mediave dhe të përfitojë majmë nga kjo punë.

Exit mobile version