Telegrafi

Tunizia ndalon burkan në institucionet publike

Tunizia ka ndaluar veshjen e burkas në institucionet publike dhe në ndërtesat qeveritare. Sipas rregullave të reja, askush nuk do të lejohet brenda godinave, në rast se ka fytyrën e mbuluar.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit tunizian, Youssef Chahed e ka marrë këtë vendim “për arsye sigurie”.

Në vitin 2018, Danimarka paraqiti një ndalim total të hixhabit dhe burkasë, e cila sipas tyre “e fsheh edhe më shumë identitetin”.

Holanda gjithashtu ka ndaluar mbulimin e fytyrës në vende publike, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe transportet publike.

Edhe Franca ndaloi hixhabin dhe burkanë në vende publike në vitin 2010, duke u vënë gjoba atyre që nuk u përmbaheshin rregullave. /Telegrafi/