Site icon Telegrafi

Coronavirusi, Tunizia ka vënë në funksion robotë për të kontrolluar njerëzit që dalin në rrugë

Ministria e Brendshme e Tunizisë ka vënë në funksion robotë, për të kontrolluar njerëzit që dalin në rrugë, gjatë kohës kur duhet të jenë në shtëpi, nga rreziku i përhapjes së coronavirusit.

Këta robotë që kanë teknologji të lartë, kanë nisur të patrullojnë fillimisht në zonat kryesore në Tunis, ndërsa brenda një kohë pritet të ketë edhe në qytete tjera pos kryeqytetit, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë kërkohet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat e bllokimit duke qëndruar në shtëpi, për të frenuar përhapjen e virusit dhe përfundimisht të ruajnë sigurinë e jetës së njerëzve”, dëgjohet zëri që transmeton roboti.

Roboti kontrollohet nga oficerët e sigurisë, që operojnë nga një sallë operacioni në Ministrinë e Brendshme përmes kamerave të mbikëqyrjes, ku një oficer i sigurimit u kërkon qytetarëve të tregojnë leje që u lejojnë atyre të lëvizin rrugëve gjatë shtetrrethimit.

Në Tunizi deri më tani janë regjistruar 59 raste të reja të coronavirusit, që e rrit numrin e të infektuarve në 173, teksa katër persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjes. /Telegrafi/

Exit mobile version