Telegrafi

Tunizia eliminon Nigerinë nga Kupa e Afrikës – në çerekfinale takohet me Burkina Fason

Tunizia e ka eliminuar Nigerinë nga Kupa e Afrikës për të kaluar në çerekfinale, në ndeshjen që përfundoi 1-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo dy përfaqësueset kishin shanset e tyre për të shënuar.

Në 45 minutat e dytë, tunizianët ishin më kërkues dhe arritën të realizonin qysh në minutën e 47-të.

Mohamed Drager asistoi për mrekulli te Youseff Msakni, për të realizuar golin e parë të takimit.

Më pas, Nigeria mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Alexander Iwobi u përjashtua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Tunizia arriti të mbante epërsinë, për të kaluar kështu në çerekfinale, aty ku do të takohet me Burkina Fason që eliminoi Gabonin me anë të penalltive. /Telegrafi/