Telegrafi

Tunika ideale për të gjitha rastet


Nëse i keni këmbët të bukura, vishni me funde mbi gjunjë, ndërkaq nëse kofshët i keni të theksuara, zgjidhni funde të gjata me çizme me qafa.


Modelet me pjesën e epërme të veshur gjithmonë duken interesante. Një tunikë të këtillë pak të gjatë mund ta vishni edhe si fustan, por me çorape të trasha.


Tunika nga trikotazhi gjithmonë duhet të përshtatet me linjën e trupit, në mënyrë që të mos dukeni të trashë. Zgjidhni ngjyrë pasteli dhe vishni me funde teksasi dhe çizme. Ky kombinim komod është ideal gjatë tërë ditës. /Telegrafi/