Site icon Telegrafi

Tung Trepça!

Çerekun e parë prizrenasit e nisën shumë mirë dhe duke luajtur pa presion arritën ta çojnë rezultatin në 11 pikë epërsi, 30-19.

Edhe në çerekun e dytë portokallinjtë ishin dukshëm më të mirë se mysafirët nga Mitrovica dhe ia dolën mbanë ta ruajnë epërsinë e çerekut të parë, 54-39.

Në çerekun e tretë Trepça i ndezi motorët për t’iu afruar në rezultat Bashkimit (67-63), por prapë se prapë djemtë e Prizrenit nuk e lëshuan fitoren nga dora dhe e përfunduan këtë takim në çerekun e katërt ashtu siç e nisën, me 11 pikë epërsi, 87-76.

Me këtë humbje Trepça i ka humbur përfundimisht shpresat për ta kapur pozitën e katërt në BKT Superligën e Kosovës në basketboll, e cila qon në play-off. Sidoqoftë, gjithçka varet edhe nga RTV 21, sepse nëse Teleboysat humbin ndeshjen e fundit, Trepça do të kualifikohej.

Rezultatet e javës së 27-të në basketboll:

Kosova : RTV 21   65-117
Sigkos Bashkimi : Trepça 87-76
Vëllaznimi : Sigal Prishtina 59-90
Drita : Peja 78-82

/Telegrafi/ 

Exit mobile version