Drejtoresha e Këshillit të Etikës në Media dhe profesoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, Marina Tuneva duke e përmendur rastin e cenzurës së MPJ-së së Maqedonisë ndaj gazetarit të TV21, tha se kjo praktikë e presionit ndaj gazetarëve është praktikë e pushtetit të kaluar që ajo e quan ”regjim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Sulmet ndaj gazetarëve, në çfarëdo lloj forme, e kanë çmimin e tyre. Me këtë sjellje ndaj gazetarëve, të punësuarit nëpër institucione vetëm se e vazhdojnë praktikën e njejtë për të nënvlerësuar mediumet dhe gazetarët.”
”Gjatë punës, ne kemi vërejtur se institucionet kanë kuadër që seriozisht kanë mungesë të shkathtësive për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.”
”Institucionet seriozisht duhet të merren me këtë problematikë që të trajnojnë stafin e tyre që mos jenë armiqësor me gazetarët por të jenë të hapur dhe të gatshëm të përgjigjen” përfundoi Tuneva.
Përndryshe, për këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni, shprehi keqardhje dhe tha se kjo ngjarje nuk e pengon komunikimin me gazetarë. /Telegrafi/