Zyrtarët e njësisë së rojës kufitare dhe doganore të SHBA-ve njoftuan se në kuadër të një hetimi që vazhdon në rajonin Arizona kanë zbuluar një tunel, i cili siguron kalimin kufitar me Meksikën dhe i cili është ende pa përfunduar
Zyrtarët e amerikanë të migracionit njoftuan se kanë zbuluar një tunel që siguron kalimin mes dy vendeve në kufirin me Meksikën dhe se ky “është tuneli me teknologjinë më të përparuar në historinë e SHBA-ve”, raporton theguardian, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e njësisë së rojës kufitare dhe doganore të SHBA-ve njoftuan se në kuadër të një hetimi që vazhdon në rajonin Arizona kanë zbuluar një tunel, i cili siguron kalimin kufitar me Meksikën dhe i cili është ende pa përfunduar.
Tuneli në fjalë është “tuneli me teknologjinë më të përparuar në historinë e SHBA-ve”, thanë zyrtarët, duke njoftuar se në tunelin me gjerësi rreth 1 metër dhe lartësi 1.2 metra ka sistem të ajrosjes, elektrik dhe hekurudhor.
Ndër të tjera, zyrtarët deklaruan se po vazhdojnë kërkimet për të përcaktuar se nga kush është ndërtuar tuneli. /Telegrafi/