Telegrafi

Tuneli që lidh Shqipërinë me Kosovën, përfundon 60% e punës

Gjithashtu në segmentin Rreshen -Kalimash ku po punon kompania Bechtel-Enka puna vazhdon në të 27 urat. Deri tani nga 2 impiante prodhimi janë prodhuar 385 trare, ku 190 prej tyre janë tashmë të instaluar.

Punimet në 7 ura të tjera kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun, njoftojnë të njejtat burime. Ndërsa, janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtese edhe për 15 ura të tjera. Ka filluar vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, 80 metra.

Poashtu ka përfunduar asfaltimi në një seksion prove, në afërsi të portalit verior të tunelit. Mbas testeve të nevojshme të kryera, kompania do të vazhdojë asfaltimin në seksionin 3 nga portali verior i tunelit deri në Kalimash. Burimet zyrtare nga Ministria e Transportit njoftuan se, për procesin e punimeve po përdoren rreth 1.300 makineri të tipeve te ndryshme.

Në pajisjet e mëdha përfshihen dy nyje asfalti, një në Klos dhe një në Kukës, 5 sonda për të hapur tunelet, dy lancera për traret e urave, 2 impiante të prodhimit të trarëve të urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamione, 92 ekskavatore.

Aktualisht, janë 3.700 punëtorë që punojnë në projekt. Në fund të muajit gusht, projekti arriti në total 13.4 milionë orë pune.

Autostrada do të jete gati 45 kilometra më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë nga gjashtë orë që ështa aktualisht.