Site icon Telegrafi

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër – ja detajet (Video)

Përshkrim i jashtëzakonshëm i një prej objekteve të mbajtura nën fshehtësi gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri, i cili së fundmi është hapur për vizitorët e interesuar duke pasqyruar më nga afër veprimet gjatë atyre viteve.

Është një prej atraksioneve më të veçanta turistike në Shqipëri, që i takojnë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të.

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, siç quhet bunkeri antibërthamor i ndërtuar në fund të viteve 1960-të, pasi u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik.

Është i gjatë 1.5 km. Ka 64 dhoma, sallë konferencash, depozitë uji, gjenerator për filtrimin e ajrit, etj. Ka mure të dyfishta në mënyrë që të sigurohet nga rreziku i lëkundjeve sizmike.

Përshkrimi i detajuar i udhërrëfyesit Murat Keraj, sjellë vizitorin në atmosferën e asaj kohe duke bërë që vizita në këtë vend të jetë mjaft e veçantë dhe përjetim në vete.

Exit mobile version