Site icon Telegrafi

“Tuneli kokëshkëmb i Murrizit”, kryeministri Rama publikon pamje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të premten ishte i pranishëm në hapjen e tunelit të Murrizit në Dibër.

Ai kishte bërë të ditur se hapja e tunelit të Murrizit e bën të qasshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit. Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.

E sot, kryeministri Rama në Facebook ka shpërndarë pamje nga ky tunel.

“…dhe me pamjet e shumëpritura të dorëzimit të Tunelit kokëshkëmb të Murrizit, dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim, ju uroj veçanërisht dibranëve ta gëzojnë bashkimin me Tironën, dhe të gjithëve bashkë një fundjavë të qetë”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version