Telegrafi

Tuneli i Kalimashit tash i plotë

Tashmë, tuneli do të funksionojë i plotë me të dy krahët e tij, duke lejuar qarkullimin e
lirshëm pa pasur nevojë për pritje në hyrje të tij.

Ministrat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Sokol Olldashi dhe Fatmir Limaj, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së plotë të tunelit dhe po kështu edhe ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha.

Ministrat Olldashi e Limaj, theksuan se kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe bënë që Shqipëria dhe Kosova të jenë më afër se kurrë.

Kompania “Bechtel-Enka” përfundon kështu punën e saj në autostradën Durrës-Kukës, që lidh Shqipërinë me Kosovën, për tu zhvendosur përfundimisht me pajisjen dhe stafin e saj në pjesën kosovare të autostradës.

Investimi në këtë autostradë është nga investimet më të mëdha të bëra dekadat e fundit në Shqipëri, por njëkohësisht ka rritur borxhin e jashtëm të Shqipërisë për shkak të kredive të marra për shkak të kredive të marra për përfundimin e punimeve /Telegrafi/.