Site icon Telegrafi

Tunele, armë dhe tanke të braktisura: Publikohen pamje të “kështjellës sekrete” të ISIS-it në Siri (Video)

Forcat siriane kanë marrë zonën e fortifikuar pranë Deir ez-Zor që u godit nga raketat ruse, të cilat Moska thotë se vranë mbi 200 xhihadistë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mbetje të armëve, eksplozivë dhe automjete të blinduara të dëmtuara u gjetën në vendin ku terroristët ishin fshehur.

Ndërsa trupat siriane po pastronin zonën, thuhet më tej, zbuluan një rrjet masiv të tuneleve nëntokësore të përdorura nga terroristët për të deponuar, municion dhe gjëra ushqimore.

Numri i madh i armëve, si dhe furnizime të konsiderueshme ushqimore dhe ilaçesh të mbetura, tregojnë se po përgatiten për një mbrojtje afatgjate të pozicioneve të tyre, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të mërkurën. /Telegrafi/

Exit mobile version