Autoritetet e SHBA-së, përkatësisht FBI ka filluar hetimet rreth zbulimit të një tuneli nëntokësor, i cili fillimisht supozohet se të çonte drejt një banke në Pembroke Pines, një qytet në jug të Broward County, Florida.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi filloi me një ankesë të martën në mbrëmje në lidhje me një gropë në mes të rrugës në një rruge në këtë qytet.
Kështu, siç thuhet tutje, një ekuipazh nga departamenti i shërbimeve të qytetit u dërgua për të kontrolluar atë.
“Ata shikuan brenda vrimës dhe vërejtën një kabllo të energjisë elektrike”, ka thënë agjenti special i FBI-së Michael Leverock. “Në atë kohë ata e thirrën Departamentin e Policisë së Pembroke Pines.
Siç bëhet e ditur tuneli ishte rreth dy deri në tre metra në diametër. Policia gjeti një çikrik, një gjenerator, disa çizme, një kovë dhe disa sende të tjera.
Leverock tha se FBI u thirr për shkak se policia dyshon se bëhej fjalë për një tentim vjedhje të një banke.
“Do të thosha se është një vjedhje e tentuar e bankës. Ata po shkojnë drejt një bankomati, unë nuk mendoj se ata po e bënin këtë për ndonjë arsye tjetër”, ka thënë tutje Leverock.
Tuneli shkonte nën bar, nën një rrugë dhe në anën tjetër ku ka një bankë. Leverock tha se kushdo që gërmoi tunelin ishte padyshim duke shkuar drejt bankës.
Policia gjithashtu dërgoi një qen për të kontrolluar tunelin, por nuk kishte gjetur askënd brenda.
“Kushdo që gërmoi tunelin, përdorte një kamionçinë dhe një kamionçinë të vogël për të hequr dheun”, sipas Leverock. /Telegrafi/