Telegrafi

Tundi shkallët e vendosura në rrugë, rrëzoi punonjësin që po lyente murin në dhjetë metra lartësi

Fernandez Sanchez është rrëzuar nga dhjetë metra lartësi, derisa po lyente murin e një ndërtese në Lima të Perusë.

Punonjësi 46-vjeçar, ka rënë me shpinë pasi shkallët në cilat ndodhej, u tundën nga një pensionist, që pretendonte se ia kishin zënë rrugë, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, e tregojnë burrin në karrocë, derisa i tundi shkallët, pasi litari me të cilin ishin lidhur për më shumë siguri, po ia pengonte lëvizjen.

Megjithëse ra nga lartësia, punonjësi u ngritë sërish dhe me gjithë dhembjen që ndiente, qëndroi i mbështetur për një veturë.

Banorët e zonës kanë thënë se pensionisti njihet për sjellje jo të mira, derisa pritet që të merret në pyetje lidhur me veprimin e kryer. /Telegrafi/