Fernandez Sanchez është rrëzuar nga dhjetë metra lartësi, derisa po lyente murin e një ndërtese në Lima të Perusë.
Punonjësi 46-vjeçar, ka rënë me shpinë pasi shkallët në cilat ndodhej, u tundën nga një pensionist, që pretendonte se ia kishin zënë rrugë, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e shpërndara, e tregojnë burrin në karrocë, derisa i tundi shkallët, pasi litari me të cilin ishin lidhur për më shumë siguri, po ia pengonte lëvizjen.
Megjithëse ra nga lartësia, punonjësi u ngritë sërish dhe me gjithë dhembjen që ndiente, qëndroi i mbështetur për një veturë.
Banorët e zonës kanë thënë se pensionisti njihet për sjellje jo të mira, derisa pritet që të merret në pyetje lidhur me veprimin e kryer. /Telegrafi/