Telegrafi

Tuna vazhdon të sjellë imazhe atraktive nga pushimet në Turqi

Tuna Sejdi (Foto: Instagram/tunasejdi)

Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdi, po kalon kohë të mira me familjen e saj në pushime. 

Ajo akoma është në Turqi, ndërsa nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një fotografi atraktive nga shtrati pranë djalit me përshkrimin “Rutina e mëngjesit”.

Veç saj, shkupjania ka filluar të jetë aktive në koncerte por akoma nuk ka sjell ndonjë projekt të ri për fansat e saj.

Albumi “Fortuna” i publikuar në mars po vazhdon të dëgjohet dhe deri më tani ka mbledhur miliona klikime në kanalin e saj në YouTube.

Kujtojmë që biondina ka një djalë të quajtur, Tian nga lidhja me partnerin e saj, Patris Berisha. /Telegrafi/