Altuna Sejdiu ishte mentore e Ergi Dinit në rrugëtimin e tij drejt triumfit në ‘X Factor Albania’.
Këngëtarja nga Maqedonia e ka pranuar me dhimbje lajmin për vdekjen e Ergit në moshë aq të re.
Ajo e ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale nga momentet e tyre gjatë spektaklit për talentë.
“Të njoha në sfidën tënde më të madhe dhe gëzohem që isha pjesë e saj!”.
“Të njoha në rrezet e para të tua të agimit që duhej të ishin dhe të perëndimit, por një ditë, jo kaq herët!”.
“Me ty derdha lotët e gëzimit, por këto lot tani nuk janë të drejta! U prehsh në paqe rebeli im kampion, sepse e di qe engjëjt aty lart do të kujdesen për ty!”, shkruan në postimin e Tunës. /Telegrafi/