Altuna Sejdiu i ka sjellë disa imazhe të saja në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet bukur.
Nuk dihet nëse këngëtarja e shumë hiteve ka pozuar për ndonjë set fotografik, porse paraqitja e saj është për t’u pëlqyer.
Këto fotografi vijnë pas pjesëmarrjes në Festivalin Kënga Magjike, ku fitoi ‘Çmimin e kritikës’ dhe ishte mjaft lartë në renditje për ‘Çmimin e parë’.
Njëherësh, në jetën personale, Tuna është në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj, Patris Berisha. /Telegrafi/