Kohëve të fundit, Altuna Sejdiu – Tuna ishte njëra ndër këngëtaret më të përfolura në shtypin rozë. Fillimisht lidhja e saj me Patris Berishën, e më pas edhe shtatzënia.
Edhe pse akoma nuk është konfirmuar asgjë, burime të Prive bëjnë të ditur se gjinia e fëmijës që pritet të lindë këngëtarja, është djalë.
Kujtojmë që javën që lamë pas, Valdrin Sahiti organizoi një darkë me femrat më të suksesshme të shoubizt shqiptar, për të promovuar koleksionin e tij të ri, e në mesin e të cilave ishte edhe Tuna.
Pikërisht, atë mbrëmje ajo ishte e shoqëruar nga Nora Istrefi, e cila është e martuar me vëllanë e Patrisit, Robert Berisha.