Këngëtarja e njohur shkupjane Tuna Sejdi ndodhet në muajin e pestë të shtatzanisë.
Ajo dhe i dashuri i saj Patris Berisha presin që shumë shpejt të bëhen prindër, teksa së fundmi është bërë e ditur edhe gjinia e fëmijës.
Ka qenë pikërisht vëllau i Patrisit, këngëtari Robert Berisha, i cili i ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage” ka zbuluar se gjinia e foshnjes së Tunës është mashkull.
Pra në muajt në vazhdim, çifti Tuna dhe Patris do të bëhen prindër të një djali. /Telegrafi/