Site icon Telegrafi

Tuna do të donte që t’i lindte dy motra binjake

Altuna Sejdiu një vit më parë u bë nënë e një djali të pagëzuar me emrin Tian.

Me këtë të fundit, këngëtarja që më mirë njihet si Tuna e kemi parë të sjell imazhe në rrjetet sociale.

Pikërisht në këto të fundit i është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve në llogarinë personale të Instagramit.

Gjatë ditës së sotme është pyetur ndër të tjera edhe për sjelljen e ndonjë vëllai apo motre Tianit.

“A ke planifikuar që djalit tënd ti bësh një motër ose vëlla, cilin kishe dashur ti”, i shkruan fansi.

Lexo po ashtu Tuna shumë shpejt me këngë të re, pritet të vijë me baladë

“Dy motra binjake”, ia ka kthyer shkupjania, duke shprehur se çfarë do të dëshironte të kishte kur të bëhet nënë për herë të dytë.

Ndryshe, biondina kujtojmë se është martuar dy vite më parë me pjesëtarin e Filarmonisë së Kosovës, Patris Berishën. /Telegrafi/

Exit mobile version