Site icon Telegrafi

Tuna shijon kohë të mirë me familjen në Amerikë, e lumtur pranë Patrisit

Ajo vazhdon të mbetet akoma një nga emrat më të zëshëm në estradë e njëherësh mjaft të komentuar si për jeten profesionale, e po ashtu edhe për atë private.

Fjala është për këngëtaren Tuna Sejdi, e cila tashmë është e martuar me Patris Berishën, me të cilin ka edhe një djalë, Tianin.

Dyshja duket se po shijojnë çdo moment të jetës, ndërsa këtë kohë kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa po argëtohen pafund me njëri-tjetrin, ata nuk ngurrojnë që të ndajnë edhe disa momente të veçanta me ndjekësit në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Altuna Sejdiu - Tuna

E tillë është një pozë e fundit që e ka publikuar artistja nga Maqedonia, ku shfaqet duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë bashkëshortit të saj.

Nga ana tjetër, një portret të bukur familjar në Instagram e solli edhe Patrisi, teksa duken një familje mjaft e kompletuar.

Tuna e lumtur pranë Patrisit (Foto: Instagram)

Të njëjtit janë të martuar prej vitesh dhe këtë kohë janë parë thuajse gjithnjë afër, edhe pse raportohej për një krizë mes çiftit para pak muajve. /Telegrafi/

Exit mobile version