Telegrafi

Tuna rrëmben “Çmimin e Kritikës”, për këngën më me vlera të festivalit (Video)

Këngëtarja Tuna ka rrëmbyer “Çmimin e Kritikës” sonte(e shtunë) në natën finale të festivalit Kënga Magjike 2016, për këngën e saj të mrekullueshme “Duam”.

Me një “look” të detajuar dhe elegancë, Tuna është paraqitur në skenë për të marrë çmimin si një artiste e vërtetë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kënga Magjike

“Çmimi i Kritikës” jepet për këngën më me vlera të festivalit, pa marrë parasysh nëse fiton apo jo? Është kënga që vlerësohet më së shumti nga kritikët muzikorë.

Tuna e rrëmben këtë çmim për herë të dytë, pasi po të njejtin trofe kishte fituar 11 vite më parë në vitin 2005. /Telegrafi/

Tuna shpërblehet me “Çmimin e Kritikës” në Kënga Magjike 2016.