Tuna dhe Cozman i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për të disatën herë me radhë.
Nuk dihet nëse kjo është definitive por pas ndarjes reperi la Kosovën dhe u vendos në Londër ku thuhet se do të jetojë tash e tutje.
Në anën tjetër edhe Tuna, e cila sapo ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor, ka vendosur që ditët e ndarjes t’i kalojë në udhëtim.
Këngëtarja ndodhet në plazh së bashku me një shoqe të saj dhe megjithëse mund të jetë duke kaluar periudhë të vështirë në pamjet e publikuara ajo duket në formë./Telegrafi/