Telegrafi

Tuna reagon për vdekjen e reperit Fatman Scoop, kishte realizuar një këngë me të para tetë viteve

Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i njohur amerikan, Fatman Scoop, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Ai kolapsoi në skenë të premten gjatë performancës në Connecticut dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe më pas u konfirmua vdekja e tij.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe artistja shqiptare, Tuna Sejdi, e cila kishte bashkëpunuar me ta rreth tetë vite më parë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo dhe Fatman së bashku me Franques sollën këngën “Knocks Me Out” në vitin 2016.

“Trashëgimia juaj do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës tuaj. Dhe jam e lumtur që isha pjesë e saj”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shumë dashuri për familjen, miqtë dhe fansat tuaj anembanë globit”, shtoi mes tjerash këngëtarja.

Kënga e tyre asokohe ka qenë një hit i madh që dëgjohej në çdo vend. /Telegrafi/