Telegrafi

Tuna reagon pas lajmeve se është shtatzënë

Artistja e njohur nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna, ishte rikthyer pas një kohe të gjatë në skenë.

Ajo performoi në “The Park Festival” në Gostivar duke hapur natën e parë bashkë me Shpat Dedën, ku i pranishëm në orkestër ishte edhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha.

Rikthimi i saj u prit shumë mirë nga publiku, por njëherësh ngjalli polemika të shumta për shkak të pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale.

Tuna Sejdi (Foto: Instagram)

Kjo ngase artistja u shfaq më e shëndoshë si zakonisht dhe kjo bëri që të ketë reagime rreth një shtatzënie të mundshme.

Megjithatë, krijuesja e hitit “A don hala” ka bërë një deklaratë së fundmi ndonëse nuk ka dhënë një përgjigje direkte.

Lexo po ashtu Tuna shfaqet më e shëndoshë se zakonisht në koncertin e fundit, fansat hedhin dyshime për një shtatzëni të dytë?

“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, The Park Festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca. A do të ulet apo rritet barku deri atëherë. Qëndroni”, ka thënë ajo.

Për të qenë më korrekt, në vazhdim presim për të vërtetën. /Telegrafi/