Protestues të shumtë me dhunë kanë hyrë në Parlamentin e Maqedonisë.
Me këtë rast edhe janë sulmuar disa deputetë shqiptarë dhe maqedonas duke përfshirë liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Selën dhe LSDM-së, Zoran Zaev.
Dhuna ka nxitur reagimin edhe të këngëtares shkupjane Altuna Sejdi, e njohur më mirë si Tuna.
Kjo e fundit përmes një mesazhi në Facebook ka bërë thirrje që shqiptarët të kenë durim.
Gjithashtu, këngëtarja ka thënë se do të lutet që gjithçka t’i rikthehet normalitetit. /Telegrafi/