Altuna Sejdiu ka sjell edhe tri këngët e fundit të albumit më të ri të titulluar “Fortuna”.
Gjatë ditës së sotme solli katër videot e këngëve të para të albumit, të cilën e nxori në shitje gjatë javës së kaluar.
“Tani m’ke zemër”, “A don Hala”, “Plagë” dhe “Krejt mu kanë pëzi” ishin këngët e para që i solli me video mjaft të veçanta.
“Harrova” ishte kënga e radhës që ishte ripërpunim i këngës që e solli në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin gjersa tekstin e kishte shkruar bashkëshortja e artistit, Aida Baraku.
Më pas solli edhe videon e këngës së gjashtë “Dreqi e marrtë”, ku tekstin e ka shkruar Aida Baraku gjersa muzikën e ka bërë Armend Rexhepagiqi.
Dhe për fund, shkupjania solli videon e këngës së titulluar “Nëse vdes e re”, ku tekstin e ka shkruar Aida Baraku, e muzika është bërë nga Darko Dimitrov.
Ndryshe, biondina ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte për të promovuar albumin e ri muzikor. /Telegrafi/