Site icon Telegrafi

Tuna, pse nuk po e përfaqëson Maqedoninë në Eurosong?

Edhe këngëtarja Tuna ka tentuar të përfaqësojë vendlindjen e saj, Maqedoninë në garën evropian të muzikës, Eurosong.

Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe ajo nuk u përzgjodh për të shkuar në Serbi, atje ku u zhvillua edicioni i 53-të i garës së muzikës evropiane.

Në vitin 2008 Tuna ka konkurruar midis këngëtarësh të tjerë për të përfaqësuar Maqedoninë, por nuk u përzgjodh. Kënga e saj ishte në gjuhën maqedonase me titull “Prasuvam Bez Glas”.

Për sa i përket atij viti, Maqedonia u përfaqësua në Eurosong nga treshja Tamara, Vrčak dhe Adrian Gaxha me këngën “Let me love you”. Sipas informacioneve kjo këngë u përzgjodh pasi këngëtari kryesor nuk kishte origjinë shqiptare.

Madje ka pasur supozime se Tuna gjatë prezantimit të këngës u bojkotua, pasi interpretimi i këngës nuk u realizua sipas pritshmërie. Këngëtarja nuk dha më të mirën në skenë dhe fytyra e saj dukej e frikësuar, por asnjëri nuk morri vesh se çfarë kishte ndodhur në prapaskena.

Exit mobile version