Pas një periudhe pauze shkaku i zhvillimeve në jetën e saj private dhe në karrierë, Altuna Sejdiu iu është rikthyer koncerteve për fansat shqiptarë kudo që jetojnë.
Destinacioni i radhës ka qenë Zvicra, ku ka performuar, jo e vetme, por bashkë me Ardian Bujupin.
Tuna ka pozuar në krah të këngëtarit shqiptar, në një fotografi të publikuar nga Prive.al.
Kujtojmë që prej ndarjes nga Cozman, këngëtarja vazhdon të jetë pa të dashur, ndërkohë që spekulimet për jetën e saj private nuk kanë të ndalur.