Altuna Sejdiu – Tuna përmes një postimi në Instagram, ka kërkuar përkrahje para finales së “Kënga Magjike”.
“Më i shtrenjti im, shihemi sonte në finale. Gjithçka që deri sot kam bërë, çdo këngë që kam lansuar ka qenë për ty dhe vetëm ty. Edhe sonte këndoj vetëm për ty. Sepse ti je çmimi im, publiku im”, u shpreh Tuna në postimin e saj.
Ajo ka nënvizuar në të mëdha disa herë fjalën DUAM që është titulli i këngës së saj të re.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare është në pritje të fëmijës së parë me muzikantin e njohur, Patris Berisha. /Telegrafi/