Altuna Sejdiu, e njohur si më mirë si Tuna, ka kohë që nuk ka sjell një këngë të re muzikore.
Këngëtarja duket se është duke punuar në projekt të ri muzikor pas një kohë të gjatë të pauzës.
Në fakt, bukuroshja jonë ka pasur një arsye të fortë që të largohet paksa prej botës së industrisë muzikore pasi që është bërë nënë e një fëmije.
Megjithatë, biondina ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa na ka shtyrë të dyshojmë se po punon në këngën e re.
Ajo shihet në krah të këngëtarit Seven Saraqit dhe “Lurro Music” duke pyetur fansat – duet apo trio?
Theksojmë se gjatë ditës së sotme këngëtari Saraqi ka bërë të ditur se ka nisur punën në këngën “Ku je”.
Ndryshe, Tuna besohet se tashmë do të nis punën edhe në shumë këngë të reja si dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/