Telegrafi

Tuna nuk po ndalet, sjell edhe videon e këngës “Plagë”

Altuna Sejdi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me videot e reja.

Brenda disa orëve solli dy video të këngëve që janë pjesë e albumit më të ri të titulluar “Fortuna”.

Lexo po ashtu Tuna publikon videon e këngës "Tani m'ke zemër", pjesë e saj edhe bashkëshorti i këngëtares

Fillimisht këngën “Ti m’ke zemër” e shoqëroi me video ndërsa më pas edhe baladën në bashkëpunim me Yll Limanin “A don hala”.

Tashmë edhe një balade tjetër i ka sjell videon – “Plagë” – teksa kënga pritet të shndërrohet në një hit të vërtetë.

Gjersa në dy të parat ka bashkëpunuar me Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin, në këtë të fundit ka ndryshuar bashkëpunëtorët.

Lexo po ashtu Tuna sjell baladën me Yll Limanin, "A don hala"

Muzikën e këngës e ka bërë Yll Limani dhe Gezim Lazri gjersa për tekstin u kujdes, po Ylli.

Ndryshe, Tuna ka paralajmëruar se do të sjell edhe video të tjera të këngëve të albumit. /Telegrafi/