Altuna Sejdiu – Tuna vazhdon t’i shijojë në maksimum ditët e saja të para si nënë, ndërsa çastet e lumtura i ndan edhe me fansat e saj që e ndjekin në rrjetet sociale.
Ditën e martë, këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Tian, nga lidhja me Patris Berishën.
Kjo ka bërë që Tuna të jetë vazhdimisht pjesë e faqeve rozë dhe të përcillen me vëmendje postimet e saja në rrjetet sociale.
Gjatë të shtunës, ajo ka publikuar një fotografi të përbashkët me foshnjën e saj, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh mjaft emocionues.
“Është e vështirë të besosh se ke qenë në tokë tash e katër ditë, por jam e lumtur që vendose të na japësh hir me praninë tënde, sepse të duam aq shumë…”.
“Kur të pashë për herë të parë, e kuptova se kurrë nuk kam dashur askënd si të dua ty dhe kurrë nuk do të dua! Faleminderit të gjithëve nga thellësia e zemrës për numrin e madh të urimeve për lindjen e Tian Patris… Zemra ime është e plotë”, ka shkruar këngëtarja pranë fotografisë. /Telegrafi/