Telegrafi

Tuna në ‘E Diela Shqiptare’: Po këtu po lëviz diçka, e ndjeva, më gjuajti edhe me shkelm

“Po këtu po lëviz diçka, unë e ndjeva. Më gjuajti edhe me shkelm. Sa bukur është të dëgjosh një zemër të bukur tek lëviz aty brenda”, ishte ky momenti, kur moderatori Ardit Gjebrea “zbuloi” sekretin e këngëtares Altuna Sejdi, e cila pret fëmijën e saj të parë.

E ftuar në “E Diela Shqiptare” në Televizionin Klan, këngëtarja e mirënjohur dhe ish – mentorja e “X – Factor”, vendosi që të ndajë me publikun dhe fansat, lajmin që është shtatzënë.

Tuna në ‘E Diela Shqiptare’

Teksa foli për vëmendjen që i kushtojnë jetës së saj personale mediat rozë dhe lajmeve të shumta që bëhen për të, Tuna u shpreh se tashmë një gjë e tillë nuk i bën më përshtypje megjithatë, ajo tha se ky është momenti që mediat duhet të ndalen së gërmuari.

Lexo po ashtu A është ky konfirmim për shtatzëninë e Tunës? (Foto)

“Këtë lajm e dua vetëm për vete”, tha këngëtarja nga Maqedonia, ndërsa u shpreh se dëshiron ta shijojë këtë moment bashkë me partnerin e saj, Patris Berishën.

Më herët në një postim në rrjetin social Instagram, ajo e parapriu këtë lajm duke shkruar: “Brenda trupit tim ti je … sonte do të këndoj me ty”.

Altuna Sejdi ishte konkurrentja e fundit që mbylli fazën e prezantimeve të këngëve që konkurrojnë në festivalin “Kënga Magjike”. /tvklan.al/