Telegrafi

Tuna merr poza me bark të fryrë (Foto)

Altuna Sejdiu raportohet se është shtatzënë.

Por, së fundi këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me disa kilogramë më tepër, e cila na bën të dyshojmë se spekulimet janë të vërteta.

“Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Tuna përbri fotografisë gjatë një koncerti teksa shihet me bark paksa të fryrë.

Ndryshe, këngëtarja thuhet se është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe babai i fëmijës është vëllai i Robert Berishës, Patrisi. /Telegrafi/