Telegrafi

Tuna kërkon ndihmë nga fansat

Të jesh pjesë e jurisë, ku çdo javë duhet zgjedhur më shumë se dhjetë këngë, nuk është edhe aq e lehtë, ndërsa duket së këngëtares tashmë i kanë mbaruar idetë, prandaj po kërkon ndihmë nga fansat dhe shoqëria e saj.

“Dërgoni propozime për këngët, të cilat do të donit t’i interpretojnë pesë vajzat e grupit tim në ‘X Factor’, Arilena, Antonela, Shkelqesa, Xhina, Elisa. Flm” – ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. /Telegrafi/