Telegrafi

Tuna ka një koment për thashethemet rreth ndarjes me Patrisin

Është përfolur shpeshherë në media për karrierën dhe mbi të gjitha për jetën e saj private.

Altuna Sejdiu së fundi është raportuar se këngëtarja është ndarë prej bashkëshortit, anëtarit të Filarmonisë së Kosovës, Patris Berishën.

Pa dashur të komentojë publikisht, u nevojit të kaloj një javë që përgjigja të merret përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, bukuroshja në imazhin e fundit duke tejet e lumtur dhe e buzëqeshur teksa lë edhe një koment që aludon se nuk ka krizë në jetën bashkëshortore.

”Lini këdo, të mendojnë çfarë të duan. Vetëm qeshni”, shkruan Tuna në këtë foto festive që ka postuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, Tuna është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/