Telegrafi

Tuna i jep fund lidhjes me vëllain e Robert Berishës

Pak kohë më parë u përfol se mes këngëtares së famshme dhe vëllait të Robert Berishës, Patris kishte nisur një lidhje.

Madje, nuk munguan as fotot e të dyve, teksa shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë, këto zëra kurrë nuk u konfirmuan nga asnjëri. Dhe kur s’ka kaluar shumë kohë, vjen lajmi për fundin e kësaj marrëdhënieje.

Lexo po ashtu Këta VIP-a dështuan në martesën e parë! (Foto)

Sipas burimeve për “Bluetooth” mes të dyve ka pasur vetëm një flirt, ndaj dhe ndarja, nëse mund të quhet e tillë, ka qenë një marrëveshje mes të dyve.

Aktualisht Tuna po vijon koncertet e shumta që ka, ndërsa Patris është në Itali, ku dhe po shijon disa ditë pushimi. /Telegrafi/