Telegrafi

Tuna ishte kujdesur për detajet e videove, gjithë tekstin e këngës “Ti m’ke zemër” e kishte shkruar në fustan

Tuna gjatë mbrëmjes së kaluar ka publikuar me video të gjitha këngët e albumit më të ri, “Fortuna”.

Këngëtarja shkupjane si asnjëherë më parë deri më tani gjatë një dite të vetme publikoi shtatë video të këngëve të albumit, të cilin gjatë javës së kaluar e ka nxjerrë në shitje.

Bukuroshja kishte menduar deri në detajet më të imta për videot, sa që ka bërë një gjë të veçantë dhe të paparë.

Tek kënga “Tani m’ke zemër” vërehet një detaj i pazakonshëm, gjegjësisht në fustanin e bardhë është i shkruar i gjithë teksti i këngës me shkronja të zeza.

Ajo pos që ka ardhur vetëm në pesë këngë, në dy prej tyre ka bashkëpunuar me Yll Limanin dhe Armend Regjepagiqin.

Ndryshe, Tuna i është rikthyer bashkëpunëtorëve të vjetër, Armend Rexhepagiqit, Aida Barakut dhe Darko Dimitrov. /Telegrafi/