Këngëtarja Tuna Sejdi ka qenë mjaft e angazhuar me rastin e festës së 28 nëntorit.
Ajo ka qenë e ftuar për të performuar në Shkup, ku ka ndezur atmosferën për fansat e saj atje.
Në prapaskenën e koncertit këngëtarja mesa duket ka pasur një takim mjaft të rëndësishëm, kjo pasi ajo është fotografuar me deputeten e njohur kosovare, Ganimete Musliun.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Tuna shfaqet përkrah deputetes kosovare, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar diçka mjaft interesante:
“Ani thojshin se “zogu” i Tunës e këpuca e Ganes s’kanë konkurrencë”, ka shkruar ajo.
Me këtë gjë këngëtarja ka hedhur poshtë teorinë se është “zogu” më i mirë në estradë, duke treguar se ajo e ndjen veten të sfiduar edhe nga deputetet e Parlamentit të Kosovës. /Telegrafi/