Këngëtarja Tuna ka qenë kryefjala e çdo lajmi rozë në Shqipëri dhe Kosovë.
Ajo madje ende vazhdon të jetë pjesë e tyre lidhur me faktin nëse është apo jo shtatzënë me partnerin e saj, Patris Berisha i cili siç dihet tashmë është vëllai i bashkëshortit të Nora Istrefit, Robertit.
Mirëpo gjithë këto lajme dhe kjo rrëmujë mediatike, e kanë bërë Tunën mesa duket të kërkojë disa ditë pushimi dhe paqeje. Ajo ka udhëtuar drejt Greqisë në shoqërinë e vëllait të saj dhe kunatës. Në një video që ka publikuar disa orë më parë në Instagram, ajo shfaqet krahë kunatës së saj duke kërcyer.
“Momente të bekuara me familjen” – është shprehur këngëtarja ndërkohë që ka treguar se ajo ndodhet në një club në Selanik.
Më në fund pak paqe për Tunën! /Blitz/Telegrafi/